Tallje, vandalizëm e mesazhe para ambasadave ruse në Perëndim
Pas vitesh të dështimeve politike dhe ngecjeve ushtarake, protestuesit në mbarë botën e kanë përdorur artin, në disa raste edhe vandalizmin, jashtë ndërtesave të ambasadave ruse për të shprehur mendimin e tyre lidhur me pushtimin rus të Ukrainës që nisi më 2022.
 
1
Një imazh i presidentit rus, Vladimir Putin, si skelet i vendosur në një ndërtesë përballë Ambasadës ruse në Riga të Letonisë, i fotografuar në janar të vitit 2023.
 
2
Rruga përballë Ambasadës ruse në Londër e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit ukrainas, pasi vandalët që protestuan kundër pushtimit e lyen me bojë në shkurt të vitit 2023.
 
3
Një mesazh i shkruar për presidentin rus në afërsi të Ambasadës ruse në Vilnius të Lituanisë, i fotografuar në shkurt të vitit 2022.
 
4
Një protestë përmes skulpturës së Jan Slovencik e vendosur në një park jashtë ndërtesës së Ambasadës ruse në Pragë të Republikës Çeke, e fotografuar në tetor të vitit 2025.
 
 
