Ndërlidhjet

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë


Ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.

J.Sh, i nacionalitetit boshnjak, i cili aktualisht gjendet në paraburgim, akuzohet nga Prokuroria se gjatë luftës në Kosovë ka marrë pjesë në “vrasjen e tre civile të nacionalitet shqiptar, e të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë”.

“Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marrë pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ky institucion nuk ofroi detaje se në cilën periudhë kohore saktësisht dyshohet se J.Sh, ka kryer këto vepra penale.

Së fundi, Prokuroria Speciale ka ngritur disa akuza për krime që kanë ndodhur gjatë luftës më 1998/99.

Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG