Acari mbërthen vendet nordike
Acari dhe bora shkaktuan rrëmujë nëpër vendet nordike këtë javë, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë dhe shumë të tjerë të ngujuar në automjetet e tyre në autostrada. Meteorologët parashikojnë temperatura edhe më të ulëta ditëve të ardhshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Njerëzit duke zënë peshq nën akull në qytetin e Akaslompolos, në Kolari, Finlandë, 4 janar 2024.

14
Një burrë duke ecur nëpër parkun Tiergarten të mbuluar me borë, Berlin, Gjermani, 5 janar 2024.

15
Temperaturat shënuan -18 gradë në shtegun e skijimit Oittaa në Espoo, Finlandë, më 4 janar 2024.

16
Njerëzit duke shëtitur në borë në qytetin e Akaslompolos, në Finlandë më 4 janar 2024.