Hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që pamundëson përdorimin e dinarit serb; përkujtimi për viktimat e Holokaustit; një dënim i radhës për ish-kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, pasi iu ndalua gara në zgjedhjet e 8 shkurtit e lufta në Ukrainë. Këto janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

5
Fëmijët jetimë afganë duke ngrënë së bashku në një jetimore në Kandahar të drejtuar nga Departamenti i Punës dhe Çështjeve Sociale. Zyrtarët kanë mbledhur fëmijë që kërkonin lëmoshë në qytet dhe tani po përgatisin ushqim për rreth 350 jetimë, si dhe fëmijë të prindërve me aftësi të kufizuara apo atyre që janë të varur nga droga.

6
Një ukrainas, rob lufte, duke qarë derisa bisedon nëpërmjet telefonit me të afërmit pas një këmbimi të burgosurish në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë, më 31 janar.

7
Një grua afgane me burkë ecën përgjatë një rruge ndërsa bie borë në Fayzabad, Provinca Badakhshan.

8
Një modele pozon para një shfaqjeje në pasarelë gjatë edicionit të 13-të të Javës së Modës të Evropës Qendrore në Budapest në Muzeun e Arteve të Bukura në Budapest.