Sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës rrafshuan një numër të madh të ndërtesave të banimit. Ministria e Shëndetësisë në këtë rajon tha se 313 njerëz u vranë dhe gati 2.000 të tjerë u plagosën. Forcat izraelite u vunë në kundërsulm pasi militantët palestinezë të Hamasit nisën të sulmonin papritur caqet izraelite më 7 tetor. Dhuna që vazhdon, shihet si një ndër përshkallëzimet më të rënda të konfliktit izraelito-palestinez në disa vite. Zyrtarët në Izrael thanë se mbi 500 qytetarë të tyre janë të vrarë. (Përgatiti: Valona Tela)
Gaza nën rrënoja

5
Sulmet që vazhdojnë, lanë të plagosur gati 2.000 njerëz.

6
Një ndërtesë tërësisht e rrënuar në qytetin e Gazës.

7
Një fëmijë duke kaluar pranë rrënojave të një ndërtese.

8
Një kamion pastron rrënojat rreth ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite.