Ndërlidhjet

Ukrainasit në SHBA do të marrin 'status të mbrojtjes së përkohshme’


Disa aktivist ukrainas gjatë një proteste në Uashington, SHBA, 24 shkurt, 2022.
Disa aktivist ukrainas gjatë një proteste në Uashington, SHBA, 24 shkurt, 2022.

Shtetasit ukrainas që aktualisht ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lejohen të qëndrojnë në këte vend nën një kategori të veçantë jo emigrantësh.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas njoftoi për këtë masë të enjten në mbrëmje, duke thënë se qeveria do të zgjasë 'Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme' për ukrainasit.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, zakonisht përcakton kombësitë që hynë në këtë kategori për shkak të konfliktit të armatosur të vazhdueshëm, fatkeqësive natyrore, epidemive ose "kushteve të tjera të jashtëzakonshme dhe të përkohshme" që mund të jenë arsye kryesore që pengojnë njerëzit të kthehen të sigurt në vendet e tyre.

Siç raporton CNN, rreth 30 mijë ukrainas që aktualisht janë në SHBA dhe që kanë hyrë në këtë shtet para datës 1 mars, 2022, do të përfitojnë nga ky vendim i Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ata do të kenë të drejt të qëndrojnë dhe punojnë në SHBA për një periudhë të përkohshme deri në 18 muaj.

Shtetas nga 12 vende janë tashmë të mbrojtur përmes kësaj kategorie.

Në mesin e tyre përfshihen Birmania, Haiti, Siria dhe Jemeni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG