Gjatë javës që kaloi, Radio Evropa e Lirë (REL), ndër të tjera, ka sjellur vlerësimet e analistëve për rezultatin zgjedhor të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe arsyet se, pse vetëm dy gra fituan udhëheqjen e komunave në Kosovë. Në një intervistë për REL-in kryeministri, Albin Kurti, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa ndër temat tjera që kanë përgatitur gazetarët e REL-it janë edhe çështja e bullizmit në shkolla, migrantët në Kosovë dhe tema të tjera.
Fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale
Rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë reflekton frymën e ndëshkimit të partive përmes votës së qytetarëve, por edhe të vlerësimit të kandidatëve në mënyrë individuale nëpër komunat e caktuara, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Donika Emini dhe Agon Maliqi.
Udhëheqja e komunave u besohet vetëm dy grave
Lilana Shubariq dhe Katarina Ristiq janë dy gratë e vetme që do të udhëheqin Graçanicën, përkatësisht Ranillugun për katër vjetët e ardhshëm. Sipas Luljeta Demollit, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, partitë politike nuk e kanë prioritet barazinë gjinore.
Vazhdon verifikimi i afganëve të strehuar në Kosovë
Qindra shtetas afganë, nga 1,307 sa kanë gjetur strehim në Kosovë qysh në fund të gushtit, janë larguar drejt vendeve të treta.
Pasi u janë nënshtruar procedurave të verifikimit, ata kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Anglisë e Norvegjisë.
Krahas punës në Graçanicë, punëtorët mësojnë shqip e serbisht
Drilon Maliqi është shef i prodhimit në fabrikën Valimpex në Çagllavicë. Fabrika, ndër të tjera, merret me prodhimin e folieve të kuzhinës. Ka rreth 30 punëtorë, por në prodhim janë të punësuar vetëm serbë nga fshatrat e Komunës së Graçanicës.
Fenomeni pak i raportuar i bullizmit në shkolla
Rreth 72 për qind e fëmijëve në Kosovë janë disiplinuar me dhunë, e cila nënkupton atë fizike, verbale, emocionale, psikologjike dhe ngacmim ndërmjet moshatarëve.
Në kërkim të varrit...
“Më i mirë ish varri sesa mos me ditë” - Ekspozita e hapur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Instalacioni artistik me gurë dhe orë ku gurët simbolizojnë varrin e munguar të të pagjeturve, kurse ora kohën e kaluar që nga zhdukja e 12 personave.
Gjyshja shahiste
Shehrije Mujaj- Gërbeshi, 63 vjeç, është gruaja e parë që ka regjistruar një klub të shahut për gratë në Kosovë. Ajo rrëfen si i tejkaloi paragjykimet se kjo lojë mund të luhet vetëm nga burrat.
Facebook Forum