Njëzet e tetë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 të enjten (22 korrik), në Kosovë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këto rezultate dolën nga 2 mijë e 577 mostra të testuara.
Tetëmbëdhjetë pacientë u shëruan nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, raste aktive mbeten 114, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Kosova ka regjistruar gjithsej 107,954 raste me koronavirus.
Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,575 janë shëruar.
Aktualisht në Kosovë është duke u zhvilluar vaksinimi masiv i qytetarëve, që do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të regjistrohen për t’u imunizuar.
Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë mbi 333,705 vaksina.
Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.