Ndërlidhjet

Futbollisti Eriksen sëmuret në fushë, ndërpritet ndeshja e Danimarkë-Finlandë


Lojtari Christian Eriksen pasi humbi ndjenjat në fushën e futbollit.
Lojtari Christian Eriksen pasi humbi ndjenjat në fushën e futbollit.

Futbollisti Christian Eriksen është në gjendje stabile në spital, njoftoi Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

"Lojtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar", shkroi UEFA në Twitter.

Ndeshja e futbollit në kuadër të Kampionatit Evropian ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës u ndërpre pasi lojtari Christian Eriksen u sëmurë në fushë.

Mesfushori i Danimarkës Eriksen u shtri në tokë ndërsa luante dhe atij menjëherë iu ofrua ndihma mjekësore për rreth 10 minuta dhe pastaj u transportua nga fusha.

Eriksen kolapsoi në minutën e 42-të të lojës.

Një spiker i stadiumit u kërkoi tifozëve të qëndronin në vendet e tyre derisa të siguroheshin informacione të mëtejshme.

Pas njoftimit se gjendja e tij është stabile, ndeshja rifilloi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG