Ndërlidhjet

Të shpërndahen vaksina në vendet e varfra, bën thirrje OBSH


Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar shteteve të pasura të dhurojnë vaksina për vendet e varfra dhe të rishikojnë planet për vaksinimin e fëmijëve.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një takim virtual në Gjenevë se ai e kupton faktin se disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët, por ai ka sugjeruar që kjo të mos bëhet, por ato vaksina të dhurohen për vendet e varfra.

COVAX është një skemë globale e shpërndarjes së vaksinave në vendet e varfra. Deri më tani, përmes këtij programi janë shpërndarë rreth 60 milionë doza, por procesi ka hasur në vështirë pjesërisht për shkak të kufizimeve të eksportit indian të vaksinës AstraZeneca për shkak të gjendjes epidemiologjike në këtë vend.

OBSH shpreson që më shumë vende do të ndjekin shembullin e Francës dhe Suedisë në dhurimin e vaksinave për COVAX pas imunizimit të popullsisë së tyre prioritare.

Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet që kanë të autorizuara vaksinat për përdorim tek adoleshentët.

Deri më tani, rreth 1.26 miliardë doza të vaksinës COVID-19 janë injektuar në të gjithë botën, por shumica kanë shkuar te njerëzit në vendet e pasura.

Më shumë se 160 milionë njerëz në botë janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi dhe gati 3.3 milionë kanë vdekur, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG