Ndërlidhjet

Gjermania lehtëson masat për të vaksinuarit


Pamje nga Berlini
Pamje nga Berlini

Njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër sëmundjes COVID-19 në Gjermani, nuk do të duhet të respektojnë më orën policore apo kufizimet e kontakteve.

Kabineti gjerman u dakordua për këtë projektligj të martën, ndërsa ai duhet të miratohet edhe nga Parlamenti.

Ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht, tha se pret që ligji të hyjë në fuqi nga kjo javë.

Ai do të vlente edhe për njerëzit që janë shëruar nga COVID-19.

Duhet të ketë një “arsye të mirë” për çdo kufizim në jetën publike, tha Lambrecht.

“Sapo kjo arsye të pushojë së ekzistuari... kufizimet nuk duhet të ekzistojnë më”, tha ajo.

Sipas masave të miratuara në muajin prill, zonat në Gjermani, ku regjistrohen mbi 100 infektime të reja në 100,000 banorë për shtatë ditë me radhë, duhet të vendosin orë policore gjatë natës, ndërsa njerëzit mund të takojnë vetëm një person të një familjeje tjetër gjatë ditës.

Por, njerëzit që janë vaksinuar, ose janë rikuperuar nga COVID-19 dhe, rrjedhimisht, kanë imunitet natyror, duhet të përjashtohen nga këto rregulla, tha Lambrecht.

Gjermania ka qenë në nivele të ndryshme izolimi, për shkak të sëmundjes COVID-19, qysh në muajin nëntor.

Ky vend ka regjistruar mbi 3.4 milionë raste me koronavirus dhe mbi 83,000 viktima.

Fushata e vaksinimit ka nisur të intensifikohet ditëve të fundit.

Javën e kaluar, mbi 1 milion doza vaksina janë dhënë vetëm në një ditë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG