Ndërlidhjet

India po bëhet epiqendër e pandemisë


Dy gra të Indisë brenda një automjeti të ndihmës emergjente shëndetësore.
Dy gra të Indisë brenda një automjeti të ndihmës emergjente shëndetësore.

India ka raportuar numrin më të lartë ditor të të infektuarve me koronavirus, gjithsej 314,835 raste të reja. Vendi me 1.3 miliardë banorë është duke u bërë epiqendra e pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 2.104 viktima, shifër kjo më e larta deri më tash në Indi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në rreth 16 milionë, vendi i dytë pas SHBA-së me 31.9 milionë.

Sistemi shëndetësor i Indisë është mbingarkuar dhe autoritetet kanë frikë se situata do të përkeqësohet edhe për shkak të mungesës së pajisjeve të oksigjenit.

Disa qytete të mëdha po raportojnë numër shumë më të madh të djegies dhe varrosjeve së viktimave sesa shifrat zyrtare të COVID-19, sipas mediave lokale dhe raporteve nga Reuters dhe Financial Times.

Kryeqyteti Nju Delhi aktualisht është nën izolim të plotë.

Instituti Serum i Indisë, i cili prodhon vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19, tha se nuk do të jetë në gjendje të rrisë prodhimin mujor në 100 milionë doza deri në muajin korrik. Parashikimet paraprake kanë qenë për muajin maj.

Vonesa mund të ngadalësojë vaksinimin në Indi.

Vendet e varfëra, si dhe disa kombe të pasura, po mbështeten te Serumi për furnizimet e vaksinës AstraZeneca. Por muajin e kaluar, India filloi të kufizonte eksportet për t'i dhënë përparësi nevojave të brendshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG