Ndërlidhjet

SpaceX do të ndërtojë anijen kozmike për lëshim në Hënë


Ilustrim i anijes kozmike Starship.
Ilustrim i anijes kozmike Starship.

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) e ka zgjedhur kompaninë private amerikane SpaceX, të ndërtojë anijen kozmike, e cila, sipas agjencisë, do t’i kthejë amerikanët në Hënë.

SpaeceX ka mposhtur konkurrentët Blue Origin dhe Dynetics, duke fituar kontratën në vlerë të 2.89 miliardë dollarëve, ka thënë NASA më 16 prill.

NASA nuk ka ofruar më shumë të dhëna rreth datës së nisjes së misionit të njohur si Artemis.

Artemis synon të dërgojë një burrë dhe një grua në sipërfaqen e Hënës, çka më pas do të shënonte herën e parë të dërgimit të njerëzve në Hënë prej vitit 1972.

Administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump pati thënë se vitit 2024 është afati i fundit.

SpaceX, që veçse është duke punuar vazhdimisht me NASA-n është duke zhvilluar anijen kozmike Starship, e cila do të përdoret për misionin në Hënë.

Një numër prototipash kanë shpërthyer gjatë testimeve të pajisjes pa ekip.

Mirëpo udhëheqësi i kësaj kompanie Elon Musk nuk është zmbrapsur, duke thënë se Starship do të jetë projekt i suksesshëm për bartje të njerëzve dhe vendosje të satelitëve në orbitë.

NASA planifikon që ekipi i saj të fluturojë në Hënë me anijen e saj kozmike Orion, dhe më pas të bartet në Starship për t’u ulur në sipërfaqen e Hënës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG