Ndërlidhjet

Rajonet gjermane kufizojnë përdorimin e AstraZeneca-s


Doza të vaksinës AstraZeneca
Doza të vaksinës AstraZeneca

Qytetet gjermane të Berlinit dhe Mynihut ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit te personat nën 60 vjeç, për shkak të raporteve se vaksina shkakton mpiksje gjaku.

Rregullatori gjerman i ilaçeve, Instituti Paul Ehrlich, tha të martën se ka zbuluar 31 raste të mpiksjes së gjakut, të njohur si trombozë e venave të sinusit cerebral, në mesin e afro 2.7 milionë njerëzve që kanë marrë vaksinën AstraZeneca në Gjermani.

Pothuajse të gjitha rastet janë gra të moshës së re dhe të mesme.

“Ne jemi duke ndaluar vaksinimet me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç”, tha ministri i Shëndetësisë në Berlin, Dilek Kalayci.

Kanadaja gjithashtu pezulloi përdorimin e AstraZeneca-s te personat nën 55 vjeç. Njësoj edhe Franca.

Kompania anglo-suedeze AstraZeneca, e cila ka zhvilluar vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, tha se rregullatorët ndërkombëtarë kanë konstatuar se përfitimet e vaksinës janë më të mëdha se rreziqet.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet gjermane për të adresuar çdo pyetje që mund të kenë”, tha AstraZeneca.

Këtë muaj, disa vende në Evropë kanë pezulluar tërësisht përdorimin e AstraZeneca-s, pas raporteve se disa persona kanë pësuar mpiksje gjaku, pasi janë vaksinuar.

Agjencia Evropiane e Barnave, pas një rishikimi të vaksinës, ka konstatuar se ajo është e sigurt dhe efektive dhe përdorimi i saj ka rinisur.

Në Mbretërinë e Bashkuar janë dhënë 11 milionë doza të AstraZeneca-s dhe autoritetet kanë raportuar për pesë raste të mpiksjes së gjakut - njëri prej tyre fatal.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG