Ndërlidhjet

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 917 pacientë


Një infermiere përkujdeset për një pacient me koronavirus, në Njësinë Intensive të Klinikës Infektive në QKUK. Fotografi nga arkivi.
Një infermiere përkujdeset për një pacient me koronavirus, në Njësinë Intensive të Klinikës Infektive në QKUK. Fotografi nga arkivi.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) njoftoi të hënën se 917 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet e Kosovës. Prej këtij numri, 753 pacientë janë të konfirmuar me koronavirus dhe 78 po presin rezultatet.

Siç njofton SHSKUK, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërkaq 704 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Në Kosovë, personat e infektuar me koronavirus, trajtohen në disa klinika të Qendrës Klinike Universitare dhe në shtatë spitale rajonale.

Sipas raportit ditor, Spitali i Prizrenit ka më së shumti pacientë, përkatësisht aty trajtim po marrin 133 persona. Ndërkaq, sa i përket klinikave të QKUK-së, Klinika Infektive ka numrin më të lartë të pacientëve të shtrirë, përkatësisht 119 pacientë.

Të dielën, më 28 mars, në Kosovë arriti kontingjenti i parë i vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se 24.000 dozat e vaksinës do të përdoren fillimisht për të vaksinuar punëtorët shëndetësorë të Klinikës Infektive. Ai tha se fushata e imunizimit do të nisë gjatë kësaj jave.

Kosova merr 24.000 vaksinat e para
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00

Sipas një Plani për vaksinim, që është i ndarë në tri faza, Kosova planifikon që fillimisht të vaksinojë punëtorët shëndetësorë, personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Prej 13 marsit të vitit 2020, e deri më 28 mars, 2021, Kosova ka regjistruar 87.981 raste me sëmundjen COVID-19. Prej tyre, 1.840 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG