Ndërlidhjet

Rregullatori i BE-së, i bindur në përfitimet nga AstraZeneca


Doza të vaksinës AstraZeneca
Doza të vaksinës AstraZeneca

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian tha se mbetet “plotësisht i bindur” se përfitimet nga vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit, i tejkalojnë rreziqet.

Ai përsëriti se nuk ka “asnjë indikacion” që vaksina shkakton mpiksje të gjakut.

Shtetet kryesore të BE-së e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine, pas raporteve se disa individë që e kanë marrë atë, kanë pësuar mpiksje gjaku.

Shefja e Agjencisë Evropiane të Barnave, Emer Cooke, tha se kjo agjenci qëndron pas vendimit të saj për miratimin e vaksinës.

Ajo tha se numri i mpiksjeve të gjakut të raportuara te njerëzit e vaksinuar, nuk është më i lartë se ai që shihet në popullatën e përgjithshme.

“E dimë se shumë mijëra njerëz pësojnë mpiksje gjaku në BE. Ne duam të përcaktojmë nëse këto incidente shkaktohen nga vaksina ose nga shkaqe të tjera”.

“Derisa hetimet vazhdojnë, ne jemi ende të bindur se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e sëmundjes COVID-19, i tejkalojnë rreziqet”, tha Cooke.

Rezultatet nga hetimet e Agjencisë Evropiane të Barnave pritet të publikohen të enjten.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve që të mos e ndalojnë vaksinimin me AstraZeneca.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG