Në Prishtinë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas u mbajt marshi tradicional me moton “Marshojmë, s’festojmë kundër patriarkatit që vret”. Organizatoret e këtij marshi thanë se vitet e fundit është përshkallëzuar dhuna ndaj grave dhe vajzave në Kosovë.
Marsh kundër “patriarkatit që vret”

9
"Personalja është politike" dhe "Stop racizmi" janë disa prej mbishkrimeve që u panë në këtë marsh.

10
Ky marsh u mbajt në kohë pandemie, andaj edhe pjesëmarrësit kishin maska për t'u mbrojtur nga koronavirusi.

11
Përveç panove me mesazhe kundër dhunës ndaj grave, pjesëmarrësit mbanin edhe tenxhere dhe lugë me të cilat bënin zhurmë.

12
Kosova është shteti që ka nivelin më të ulët të punësimit të grave në rajonin e Ballkanit Perëndimor.