Ndërlidhjet

Vdes gruaja që u plagos në protestat në Mianmar


Protestat kundër puçit ushtarak në Mianmar
Protestat kundër puçit ushtarak në Mianmar

Një grua e re u bë protestuesja e parë që vdiq në demonstratat kundër puçit ushtarak në Mianmar.

Mya Thwe Thwe Khaing, 20 vjeçe, u plagos në fillim të javës së kaluar, derisa policia u përpoq t’i shpërndajë protestuesit duke përdorur topa uji, plumba gome dhe fishekë.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se ajo u qëllua në kokë.

Mianmari, që ndryshe njihet edhe si Birmani, u përfshi nga protestat, prejse ushtria përmbysi Qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyisë, më 1 shkurt.

Partia e Suu Kyisë shënoi fitore bindëse në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, por ushtria tha se zgjedhjet janë vjedhur dhe kërkoi përsëritjen e tyre pas një viti.

Pushteti iu dha komandantit të përgjithshëm, Min Aung Hlaing.

Suu Kyi dhe anëtarë të tjerë të partisë së saj janë vendosur nën arrest shtëpiak.

Protestuesit kërkojnë lirimin e tyre dhe kthimin e qeverisjes civile.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG