Ndërlidhjet

Gjykata ruse refuzon apelin e Navalnyt për lirim nga burgu


Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny.
Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny.

Një gjykatë në Rusi ka urdhëruar mbajtjen në burg të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, pasi ka refuzuar apelin kundër ndalimit të tij.

Navalny e ka cilësuar të pritshëm këtë vendim.

Kritiku i presidentit rus, Vladimir Putin është dërguar në mbajtje për 30 ditë nga 18 janari, pak pasi është kthyer nga Gjermania në Rusi, ku është trajtuar për helmim me agjent nervor, Noviçok.

Gjykata atëbotë e ka ndaluar për shkelje të dënimit me kusht, gjë të cilin ai e ka mohuar.

Për shkak të rasteve ligjore kundër tij, Navalny, 44-vjeçar mund të përballet me burgim.

Perëndimi ka kërkuar nga Navalny lirimin e tij, pasi dhjetëra mijëra protestues kanë dalë nëpër rrugët e Rusisë të shtunën, për të kundërshtuar ndalimin e tij.

Teksa i është adresuar gjyqtarit të procedurës paraprake me një video-link nga burgu, Navalny ka kërkuar të lirohet dhe ka kundërshtuar ato që i ka cilësuar supozime absurde të autoriteteve ruse, të bazuara në qëllime politike.

“Ne nuk do të lejojmë kurrë që këta njerëz të konfiskojnë dhe vjedhin shtetin tonë. Po, forca e madhe është në anën tuaj tani. Mund të më lidhni duart tani. Mirëpo ne nuk do të lejojmë të vazhdojë kjo gjë”, ka thënë ai para marrjes së vendimit.

Avokatët e tij, kanë thënë se Navalny do të apelojë vendimin për mbajtje.

Pas shqiptimit të masës së ndalimit, Navalny i ka thënë gjyqtarit:

“Gjithçka ka qenë e qartë për mua edhe para nisjes së gjyqit, faleminderit”.

Aleatët e Navalnyt kanë bërë thirrje për protesta të reja këtë fundjavë, për të kërkuar lirimin e tij.

Autoritetet kanë thënë se çfarëdo proteste do të jetë joligjore dhe do të ndalohet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG