Ndërlidhjet

Armenia përkujton personat e vrarë në luftimet në Nagorno Karabak


Nagorno Karabak.
Nagorno Karabak.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, që do të mbahet sot në Jerevan, për të përkujtuar personat e vrarë gjatë luftimeve gjashtë javore në rajonin e shkëputur në Nagorno Karabak.

Armenia ka shpallur tri ditë zie, duke nisur nga 19 dhjetori. Në këtë kohë do të mbahen një sërë ngjarjesh fetare.

Pashinian po përballet me kritika të mëdha, pasi me ndërmjetësimin e Moskës, nënshkroi marrëveshje me Azerbajxhanin më 10 nëntor, që çoi në ndaljen e luftimeve.

Kundërshtarët e tij kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit armen, pasi ata thonë se me marrëveshjen e nënshkruar, iu dhanë Azerbajxhanit pjesë të Nagorno Karabakut, rajonit që ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë që prej viteve të 90-ta.

Nagorno Karabakut, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbjaxhanit, mirëpo armenët etnikë, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, e refuzojnë udhëheqësinë e Azerbajxhanit.

Sipas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Moskës, 2,000 paqeruajtës rus do të angazhohen në këtë territor, ndërkaq, Azerbajxhani ka rikthyer kontrollin e territorit që kanë zotëruar armenët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG