Ndërlidhjet

Gjermania me rekord rastesh të reja me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Gjermania raportoi të premten për 33,777 raste të reja me koronavirus, të konfirmuara në 24 orët e fundit.

Kjo është hera e parë që Gjermania regjistron mbi 30,000 raste të reja në ditë.

Instituti Robert Koch raportoi edhe për 813 viktima të premten.

Kjo është shifra e dytë më e lartë e viktimave, prejse ka nisur pandemia në muajin mars.

Në total, Gjermania ka regjistruar mbi 1.4 milion të infektuar dhe gati 25,000 viktima.

Vendi është futur këtë javë në një bllokadë të ashpër, duke mbyllur shkollat dhe bizneset jothelbësore, për të frenuar rritjen e mprehtë të infektimeve me koronavirus.

Masat do të jenë në fuqi deri më 10 janar, ndërsa do të lehtësohen fare pak për Krishtlindje.

Lothar Wieler, udhëheqës i Institutit Robert Koch, i cili mbikëqyr situatën me koronavirus në Gjermani, ka thënë se gjendja është “më serioze se kurrë”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG