Të martën, Turqia i bëri thirrje Bashkimit Evropian të bëhet një "ndërmjetës i ndershëm" në mosmarrëveshjet e saj me vendin anëtar të BE-së - Greqinë.
Deklarata bëhet dy ditë para mbajtjes së një samiti të BE-së, në të cilin pritet të diskutohet edhe për mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Greqisë, për kërkimet e gazit në ujërat e Detit Mesdhe.
Disa vende të BE-së kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë, pasi Ankaraja në muajt e fundit ka dërguar anije kërkimi në këto ujëra.
Turqia, është një vend kandidat për anëtarësim në BE, pranimi i së cilës është ngrirë për disa çështje, përfshirë të drejtat e njeriut.
Athina tani po bën presion për sanksione ndëshkimore ndaj Ankarasë.
"Ne mund t'i zgjidhim problemet vetëm përmes dialogut dhe diplomacisë", tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Franca mbështet thirrjen e Greqisë për sanksione, por jo të gjitha vendet janë të bindura, pasi disa prej tyre kanë frikë nga një fluks refugjatësh të cilët mund të dynden nga Turqia.
"Pavarësisht nëse ju pëlqen, ose jo, në një masë të madhe siguria e Evropës është në duart e Turqisë", tha ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, pas takimit në Ankara me homologun e tij turk Çavusoglu.