Ndërlidhjet

Kosova regjistron 22 vdekje nga COVID-19


Brenda Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Kosovë, ku po trajtohen pacientët me COVID-19.
Brenda Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Kosovë, ku po trajtohen pacientët me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të enjten se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 22 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 (79, 77 vjeç), Prizren 2 (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 (76, 60 vjeç), Istog 2 (84, 65 vjeç), Pejë 1 (72 vjeç), Klinë 1 (62 vjeç), Suharekë 1 (78 vjeç)", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas raportit të IKSHPK-së, bazuar në testimin e 1.510 mostrave, janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus edhe 627 persona.

Nga sëmundja janë shëruar 543 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 13.784.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 41.299 raste të të infektuarve me koronavirus, prej të cilëve 1.062 kanë vdekur ndërsa 26.453 janë shëruar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG