Ndërlidhjet

Udhëheqësi i muzeut hungarez kritikohet për krahasim të Sorosit me dhoma gazi të nazistëve


George Soros.
George Soros.

Udhëheqësi i muzeut Petofi në Budapest, një prej institucioneve më të mëdha kulturore në Hungari, është kritikuar pasi ka shkruar një artikull, në të cilin ka krahasuar filantropin miliarder amerikan, George Soros me regjimin gjenocidal nazist të Adolf Hitlerit.

Soros është “Führer liberal” që po kthen Evropën në “dhoma gazi”, ka shkruar Szilard Demeter në një opinion për platformën origo.hu, portal pro-qeveritar hungarez.

Komiteti Hebre Amerikan në Evropën Qendrore ka dënuar komentet për Sorosin, i cili ka lindur në Hungari dhe është i mbijetuar i Holokaustit, duke i konsideruar ato “të tmerrshme”.

“Një injorancë e tillë e historisë dhe zvogëlimi i Holokaustit duhet të kritikohen”, ka thënë organizata.

Në artikullin, që është adresuar mospajtimi me Brukselin rreth buxhetit të Bashkimit Evropian, Demeter i ka përshkruar Hungarinë dhe Poloninë si “hebrenjtë e rinj”.

“Gazi helmues rrjedh nga kapsula e një shoqërie të hapur me shumë kultura, i cili është vdekjeprurës për mënyrën evropiane të jetesës, dhe ne, kombet e Evropës, përpiqemi që të luftojmë për frymëmarrjet e fundit duke u ngjitur mbi njëri-tjetrin”, ka shkruar ai.

Demeter është Komisionar Ministror Hungarez, i emëruar nga kryeministri Viktor Orban, i cili vazhdimisht ka kritikuar Sorosin për ndarje të fondeve në çështje liberale.

Orban akuzon Sorosin se dëshiron të mbushë kontinentin me migrantë myslimanë dhe të dëmtojë identitetin kombëtar.

Hungaria dhe Polonia janë duke zhvilluar negociata rreth buxhetit të BE-së për shkak të një mekanizmi të ri për sundim të ligjit.

Të dyja shtetet janë duke u hetuar nga blloku evropian për dëmtim të pavarësisë së gjyqësorit, mediave dhe organizatave joqeveritare, andaj ato rrezikojnë që të humbin qasje në fondet e BE-së lidhur me këtë mekanizëm.

Deklarata e Demeterit është dënuar edhe nga Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit.

“Jo vetëm në Hungari, të mbijetuarit e Holokaustit janë tmerruar dhe neveritur nga ky agjitacion i urryer“, ka thënë nënpresidenti ekzekutiv Christoph Heubner.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG