Ndërlidhjet

Hungaria dhe Polonia bllokojnë buxhetin e BE-së


Ilustrim.
Ilustrim.

Hungaria dhe Polonia kanë bllokuar miratimin e buxhetit afatgjatë të Bashkimit Evropian, për shkak të një mekanizmi të ri, që do të lidhte financimin me sundimin e ligjit.

Po ashtu është bllokuar edhe një pako e rimëkëmbjes nga koronavirusi, në vlerë prej 750 miliardë euro.

Të dyja shtetet, dolën kundër buxhetit të ardhshëm 7-vjeçar të BE-së në vlerë 1.8 trilion dollarë si dhe kundër planit të rimëkëmbjes nga koronavirusi, duke e zhytur bllokun në krizë politike.

Qeveritë e krahut të djathtë në Varshavë dhe Budapest, me vendosmëri e kanë kundërshtuar këtë mekanizëm, që sipas tyre mund të bëjë të humbasin paratë e BE-së, nëse vazhdohet me politika që nga ta shihen si ‘prishje e standardeve demokratike’.

Zyrtarët e BE-së, këmbëngulin në mekanizmin e ri që do të lidhte sundimin e ligjit me financimin, në mënyrë që të ketë një mjet për t’ u përdorur kundër qeverive të kryeministrit Mateusz Morawicki të Polonisë dhe Viktor Orban të Hungarisë.

Të dy kryeministrat akuzohen nga BE-ja për pengimin të gjyqësorit dhe cenim të lirisë së medias.

Përveç kësaj, qeveria e Viktor Orban përballet me kritika për stigmatizimin e organizatave joqeveritare që promovojnë liritë civile dhe po ashtu për pretendimet për keqpërdorimi të fondeve të BE-së, për të pasuruar aleatët e tij politikë.

Për buxhetin e ardhshëm, vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord javën e kaluar, pas disa muajsh negociata të vështira.

Marrëveshja për buxhetin 2021-2027, erdhi pas samitit të korrikut, ku edhe ishte paraparë shuma prej 750 miliardë euro për dalje nga kriza e koronavirusit.

Synohej që ky buxhet të hynte në fuqi më 1 janar, 2021.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG