Në Kosovë u konfirmuan të enjten tetë viktima nga koronavirusi dhe 767 raste të reja pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se viktimat janë regjistruar: katër në Prizren, dy në Gjilan dhe nga një në Prishtinë dhe Suharekë.
Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 2,178 mostrave.
Prishtina ka më shumë se gjysmën e tyre: 434.
Instituti po ashtu njoftoi se në 24 orët e kaluara, 186 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 26,888.
Prej tyre, 784 pacientë kanë humbur jetën dhe 16,685 janë shëruar.
Raste aktive aktualisht janë 9,418.
Të enjten, Qeveria e Kosovës miratoi masa të reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit, të cilat do të hyjnë në fuqi të premten, nga ora 18:00.
Për më shumë, lexoni këtu.