Ndërlidhjet

Bosnja dhe Kroacia shënojnë shifra të larta të të vdekurve nga COVID-19


Një spital i improvizuar për pacientët e sëmurë me COVID-19.
Një spital i improvizuar për pacientët e sëmurë me COVID-19.

Autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës raportuan të hënën për 73 viktima të reja nga sëmundja COVID-19 dhe 997 të infektuar nga koronavirusi. Në territorin e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, u regjistruan 608 të infektuar me koronavirusin e ri dhe 52 të vdekur.

Në Republikën Serbe të Bosnjës u shënuan 383 persona të infektuar dhe 19 vdekje, ndërsa në Qarkun e Bërçkos edhe gjashtë persona u diagnostifikuan me koronavirus ndërsa dy pacientë humbën jetën nga sëmundja.

Në Kroaci, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1,529 raste të reja me koronavirus, njoftoi Shtabi Shtetëror i Mbrojtjes Civile.

Numri i rasteve aktive është 14,942, që është 726 më pak se një ditë më parë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 38 vdekje, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 832.

Që nga fillimi i epidemisë në Kroaci më 25 shkurt, janë infektuar gjithsej 68,776 njerëz ndërsa 53,002 janë shëruar, nga të cilat 2,227 në 24 orët e fundit.

Mbi 28 mijë njerëz në vetizolim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG