Ndërlidhjet

Gjermania paralajmëron Turqinë kundër "provokimeve" në Mesdheun lindor


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

Gjermania i bëri thirrje Turqisë që t’iu japë fund “provokimeve” në Detin Mesdhe, pas vendimit të Ankarasë për të dërguar atje një anije kërkimore për gaz.

“Ankaraja duhet t’iu japë fund provokimeve, nëse është e interesuar për bisedime”, tha të martën ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, vendi i të cilit mban presidencën aktuale të Bashkimit Evropian.

"Nëse gazi turk vërtet duhet të eksplorohet në zonat më të diskutueshme të Mesdheut lindor, kjo do të thoshte një hap i madh prapa në përpjekjet për shtensionimin [e situatës]”, tha Maas.

Turqia tha të hënën se po rikthen anijen kërkimore Oruc Reis në Mesdheun lindor.

Anija ka shkaktuar tensione me Greqinë dhe Qipron, si dhe manovra rivale detare në muajin gusht, kur ka kërkuar për depozita nafte dhe gazi në Mesdhe.

Ajo është tërhqur në breg, muajin e kaluar.

Maas i siguroi partnerët e BE-së, Greqinë dhe Qipron, se kanë “solidaritetin e plotë” të Gjermanisë.

Mosmarrëveshja për të drejtat e kërkimit në det të hapur bëri që Greqia të kërkojë nga Bashkimi Evropian sanksione kundër Turqisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG