Ndërlidhjet

Orban mbështet Trumpin në zgjedhjet e nëntorit


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e mbështeti presidentin amerikan, Donald Trump, në garën e tij për rizgjedhje, duke thënë se rivalët e tij nga Partia Demokratike e kanë detyruar "imperializmin moral" në botë.

"Ne e mbështesim fitoren e Donald Trumpit, sepse e dimë mirë diplomacinë e qeverive demokratike amerikane, të ndërtuar mbi imperializmin moral. Ne kemi qenë të detyruar ta provojmë atë më parë, nuk na ka pëlqyer dhe nuk e duam një tjetër", shkroi Orban në një artikull të botuar në të përditshmen hungareze Magyar Nemzet.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen në nëntor.

Orban, nacionalist i krahut të djathtë, përballet me zgjedhjet parlamentare në fillim të vitit 2022.

Orban shkroi se 2022-ta do të jetë vendimtare, pasi elita liberale ndërkombëtare përpiqet t'i shkatërrojë konservatorët e krishterë në Evropë.

Hungaria dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore do ta vendosin efikasitetin ekonomik mbi politikat e Bashkimit Evropian, të tilla si: "synimet klimatike të ngritura mbi absurditet, Evropa sociale, kodi i përbashkët i taksave dhe shoqëria multikulturore", tha Orban.

Sipas organizatës Freedom House, demokracia në Hungari - vend anëtar i Bashkimit Evropian - ka qenë në rënie gjatë dekadës së kaluar.

Në raportin e fundit të publikuar në muajin maj, Freedom House e përshkroi Orbanin si udhëheqës që “nuk bën asnjë veprim për të respektuar institucionet demokratike”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG