Ndërlidhjet

Greqia dhe Qiproja kërkojnë reagim më të ashpër të BE-së ndaj Turqisë


Anijet turke në Mesdhe.
Anijet turke në Mesdhe.

Qiproja dhe Greqia, të martën, i kërkuan Bashkimit Evropian të merrte një qëndrim më të ashpër kundër aktiviteteve të Turqisë në Mesdheun lindor.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias bëri një udhëtim të paplanifikuar në Nikozi, për të koordinuar politikën midis dy vendeve anëtare të BE-së.

Turqia ka dërguar anije eksploruese dhe luftarake në Detin Mesdhe, për të kërkuar naftë dhe gaz.

Nikozia dhe Athina thonë se Turqia ka shkelur sovranitetin e tyre si dhe atë të BE-së.

"Përshkallëzimi i agresionit turk", është i drejtuar ndaj BE-së, tha Dendias në një konferencë për media, raporton AFP.

"Provokimet turke janë një përçmim ndaj qëndrimeve të qarta të BE-së dhe SHBA-së, janë përbuzje ndaj vlerave evropiane...ligjit ndërkombëtar", tha ai pas takimit me udhëheqësit e Qipros.

Ai akuzoi Turqinë se po luan një "rol destabilizues" në rajon.

Greqia gjithashtu ka dërguar luftanije në rajon për, siç ka thënë, monitorimin e anijeve turke.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se vendi i tij nuk do të bëjë "kompromis" me të drejtat e tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG