Ndërlidhjet

Inteligjenca amerikane paralajmëron për ndërhyrje të mundshme në zgjedhje


Ilustrim.
Ilustrim.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka paralajmëruar për ndikim të mundshëm në zgjedhjet amerikane nga ana e Rusisë, Kinës, dhe Iranit.

Bill Evanina, drejtor në Qendrën Kombëtare të Sigurisë së Kundërzbulimit, ka thënë përmes një deklarate se të dhënat e inteligjencës amerikane kanë treguar se Pekini është duke shpresuar që presidenti amerikan, Donald Trump do të humbë zgjedhjet, Moska është duke punuar për të dobësuar rivalin e Trumpit, Joe Biden, derisa Teherani është duke synuar të dëmtojë institucionet demokratike.

Në Shtetet e Bashkuara ka pasur shqetësime në rritje rreth tentimeve të huaja për të ndikuar në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Pas zgjedhjeve të vitit 2016, inteligjencia amerikane dhe zyrtarët për zbatim të ligjit kanë gjetur se Rusia ka ndikuar në zgjedhje duke hakuar kompjuterë dhe duke manipuluar fushatat në të mirë të Trumpit.

“Ne jemi të shqetësuar nga potenciali i vazhdueshëm i Kinës, Rusisë dhe Iranit”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Evanina ka thënë se Kina e sheh Trumpin si “të paparashikueshëm” dhe nuk dëshiron që ai të jetë edhe për një mandat si president.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG