Ndërlidhjet

KE: Vendet e BE-së, urgjent të zgjerojnë rrjetin e furnizuesve të 5G


Një person ec para një grafiti ku shkruan "Jo 5G" në Londër.
Një person ec para një grafiti ku shkruan "Jo 5G" në Londër.

Vendet e BE-së duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të zgjeruar listën e furnizuesve të tyre me teknologjinë 5G, tha Komisioni Evropian të premten.

Shtetet e Bashkuara po i nxisin vendet evropiane të ndjekin shembullin e Britanisë së Madhe e cila vendosi të largojë nga rrjeti i saj 5G, kompaninë kineze Huawei.

Në nëntor të vitit të kaluar, BE-ja ra dakord të mbajë një qëndrim të ashpër mbi kushtet e furnizuesve të rrjetit 5G për të zvogëluar rreziqet e sigurisë në internet.

Strategjia përfshinte uljen e varësisë së vendeve dhe operatorëve të telekomit nga një furnizues.

Prodhuesi lider i pajisjeve të telekomit në botë, Huawei, garon në treg me Nokia-n e Finlandës dhe Ericsson-in e Suedisë.

"Duhet urgjentisht të zvogëlohet varësia nga furnizuesit me rrezik të lartë", tha ekzekutivi i BE-së.

Komisioni gjithashtu u bëri thirrje 13 vendeve të BE-së që të miratojnë mekanizmin e kontrollit të investimeve të huaja direkte, një mjet i cili lejon qeveritë e BE-së, të ndërhyjnë në rastet e investimeve të huaja direkte në asetet strategjike, veçanërisht nëse përfshihen ndërmarrje të kontrolluara nga shteti ose të financuara nga shteti.

Shtetet e Bashkuara thonë se kompania Huawei e Kinës është e lidhur me qeverinë kineze.

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet dhe ofron shpejtësi të shkarkimin shumëfish më të shpejt sesa ekziston aktualisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG