Ndërlidhjet

Qytetarët nga Kosova që shkojnë në Zvicër, duhet të vetizolohen


Aeroporti i Prishtinës "Adem Jashari"
Aeroporti i Prishtinës "Adem Jashari"

Nga data 6 korrik, qytetarët e 29 vendeve që shkojnë në Zvicër, do të duhet të lajmërohen tek autoritetet dhe të vetizolohen, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lista e vendeve me rrezik të lartë infeksioni përfshin edhe Kosovën.

Një njoftimin e Qeverisë zvicerane, të publikuar të enjten, thuhet se “vizitorët që kanë kaluar kohë në vendet e emëruara gjatë 14 ditëve të mëparshme, duhet t’i njoftojnë autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes dhe më pas të futen në karantinë për 10 ditë”.

Lista e vendeve të prekura përfshin gjithashtu Serbinë, Suedinë, Shtetet e Bashkuara, Brazilin e të tjera.

Lista do të rishikohet vazhdimisht, tha Qeveria zvicerane.

Në Zvicër, numri i të infektuarve me koronavirus ka filluar të rritet në javët e fundit, por kufijtë e saj me Italinë, Austrinë, Gjermaninë dhe Francën mbeten të hapur.

Zvicra ka konfirmuar afro 32,000 raste me koronavirus dhe 1,686 viktima.

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG