Ndërlidhjet

A.Saudite ndalon pelegrinët e huaj nga kryerja e Haxhit


Muslims pray at the Grand Mosque during the annual Hajj pilgrimage in their holy city of Mecca, Saudi Arabia August 8, 2019. REUTERS/Waleed Ali
Muslims pray at the Grand Mosque during the annual Hajj pilgrimage in their holy city of Mecca, Saudi Arabia August 8, 2019. REUTERS/Waleed Ali

Arabia Saudite ka njoftuar se pelegrinët e huaj nuk do të jenë në gjendje të kryejnë haxhin vjetor këtë vit, për shkak të koronavirusit të ri.

Ministria e Haxhit dhe Umrahit e mbretërisë tha se vetëm një "numër shumë i kufizuar" i myslimanëve nga kombësi të ndryshme, që tashmë banojnë në Arabinë Saudite do të jetë në gjendje të kryejë haxhin, i cili këtë vit bie në fund të muajit korrik.

"Ky vendim është marrë për të siguruar që haxhi të kryhet në mënyrë të sigurt nga perspektiva e shëndetit publik ndërsa respektohen të gjitha masat parandaluese dhe protokollet e nevojshme të distancës sociale për të mbrojtur njerëzit nga rreziqet që lidhen me këtë pandemi", tha ministria.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe çdo mysliman i aftë dhe që ka mundësi financiare, është i detyruar ta kryejë atë një herë në jetën e tij.

Çdo vit afro 2.5 milionë myslimanë nga më shumë se 180 vende e kryejnë këtë pelegrinazh, që përfshin një seri lutjesh dhe ritualesh, gjatë pesë deri gjashtë ditëve, në qytetin e shenjtë të Mekës.

Arabia Saudite po përpiqet të mbajë nën kontroll situatën me pandeminë. Në këtë vend nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, janë shënuar 161,000 raste ndërsa 1.300 persona kanë vdekur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG