Ndërlidhjet

Koronavirusi mund të jetë paraqitur në Vuhan më herët seç u raportua


Vuhan, Kinë
Vuhan, Kinë

Tarfiku në rritje jashtë spitaleve të Vuhanit në Kinë, qysh në gusht të vitit 2019, mund të sugjerojë se koronavirusi e ka goditur këtë zonë më herët seç është raportuar, thotë një studim i ri i Universitetit Harvard.

Hulumtuesit thirren në imazhet satelitore që, sipas tyre, tregojnë rritje të trafikut jashtë pesë spitaleve në Vuhan, nga fundi i gushtit deri në dhjetor.

Në një rast, hulumtuesit thonë se kanë numëruar 171 makina jashtë spitalit më të madh të Vuhanit, Tianyou, në tetor të vitit 2018.

Të dhënat satelitore nga e njëjta periudhë kohore në vitin 2019 tregojnë 285 makina të parkuara në të njëjtin vend, që do të thotë 67 për qind më shumë.

"Shumë studime janë ende të nevojshme për të zbuluar plotësisht atë që ka ndodhur. Kjo është vetëm një pikë tjetër e provave", tha udhëheqësi i studimit, dr John Brownstein.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, besohet se e ka origjinën në Vuhan të Kinës.

Autoritetet kineze i kanë raportuar rastet e para me pneumoni të rëndë - pa e ditur ende shkakun e tyre - te Organizata Botërore e Shëndetësisë më 31 dhjetor, 2019.

Kina tha se studimi i Harvardit është "qesharak" dhe bazohet në informacione "sipërfaqësore".

Koronavirusi ka prekur mbi 7.1 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 3.2 milionë janë shëruar dhe mbi 406,000 kanë vdekur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG