Epidemiologu shtetëror i Suedisë, i cili qëndron prapa vendimit të këtij vendi, për të mos pasur një izolim gjatë pandemisë, ka pranuar se duhej të kishte vendosur më shumë kufizime për të kontrolluar përhapjen e virusit.
Për muaj me radhë, Anders Tegnell, mbrojti qasjen e tij si të qëndrueshme, ndërsa kritikoi vendet e tjera për vendosjen e masës së izolimit.
Por, të mërkurën, kur një gazetar i Sveriges Radio tha se shumë njerëz kishin vdekur si pasojë e koronavirusit në këtë vend, Tegnell u pajtua.
Ai më pas tha: "Nëse do të hasnim përsëri të njëjtën situatë, mendoj se do të vendosnim masa në mes të asaj që bëri Suedia dhe asaj që bëri pjesa tjetër e botës".
Suedia ka nivelin më të lartë të vdekjes për kokë banori nga koronavirusi në botë, raporton BBC.
Më shumë se 4,400 njerëz kanë vdekur, ndërsa vendet fiqnje, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda e kanë numrin e vdekjeve më pak se 600.