Ndërlidhjet

Qeverisë i kërkohet që të gjithë punëtorët të përfshihen në Pakon Emergjente


Qeveria në detyrë e Kosovës.
Qeveria në detyrë e Kosovës.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë ka kërkuar nga qeveria në detyrë, që t’i përfshijë të gjithë punëtorët në Pakon Emergjente.

Në një konferencë me rastin e 1 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve - kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar t’u sigurojë punëtorëve pagën mesatare prej 250 euro.

“Që nga paslufta asnjë udhëheq i shtetit nuk folur për raportet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Pozita e punëtorit në sektorin privat është e rëndë", ka thënë ai.

Por, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Pakon Fiskale Emergjente është siguruar që punëtorët që nuk mund të paguhen nga punëdhënësi të kompensohen nga Qeveria.

Ai e ka potencuar pozitën e rëndë të punëtorëve në Kosovë.

"Puna pa siguri, pa kontratë, pa kontribute pensionale, pa sigurim shëndetësor, e pa të drejta për pushim me pagesë, është më shumë normë se përjashtim. Praktikisht, është marrëdhënie pa virtyt, që e zhvesh punëtorin nga dinjiteti, duke e reduktuar në fuqi të thjeshtë punëtore", ka thënë Kurti, sipas të cilit kjo marrëdhënie duhet dhe do të ndryshojë.

Në Kosovë, shkalla e papunësisë pas përfundimit të pandemisë mund të shkojë në 50 për qind, nga rreth 30 për qind sa ka qenë në muajin mars, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Ajdini po ashtu ka thënë se qeveria duhet të ndihmojë bizneset, në mënyrë që të mund të mbajnë punëtorët në punë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë se për shkak të pandemisë së koronavirusit, ekonomia e Kosovës do të “goditet rëndë” dhe pritet të tkurret për 5 për qind.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG