Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se retorika politike në Kosovë mund të shndërrohet në “racizëm, seksizëm dhe homofobi” dhe kërkoi nga drejtuesit politikë që të përqendrohen në fakte dhe jo në fyerje.
“Retorika politike në Kosovë - si në vendet e tjera - shpesh shndërrohet në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i përul ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Drejtuesit kanë një përgjegjësi ta dekurajojnë këtë shëmti. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet”, shkroi Kosnett në Twitter.
Ambasadori nuk iu referua ndonjë rasti konkret, por që nga rrëzimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, muajin e kaluar në kuvend, udhëheqësit politikë e kanë ashpërsuar gjuhën me njëri-tjetrin.
Ditëve të fundit ka pasur disa përplasje dhe kritika midis dy ish-partnerëve të koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe midis vetë zyrtarëve të LDK-së.
Lexoni edhe këto: