Ndërlidhjet

Dhoma e Përfaqësuesve miraton një projektligj të ndihmës lidhur me koronavirusin


SHBA, foto nga arkivi.
SHBA, foto nga arkivi.

Ligjvënësit amerikanë në Dhomën e Përfaqësuesve kanë miratuar një projektligj të ndihmës lidhur me koronavirusin, që me shumë gjasa do të shndërrohet në ligj, pasi të nënshkruhet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Dhoma e Përfaqësuesve, ku shumicë janë demokratët, kaloi projektligjin që ofron testime falas për sëmundjen Covid-1-9 që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Po ashtu, ky projektligj parasheh që të paguajë lirimin nga puna të qytetarëve dhe të rrisë ndihmën ushqimore, me qëllim që të zbusë barrën e familjeve.

Për këtë projektligj, 360 ligjvënës votuan pro, ndërkaq 40 ishin kundër.

Legjislacioni pritet të dërgohet javën e ardhshme në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Presidenti Donald Trump ka shkruar në Twitter se mbështetë këtë pako të ndihmës.

“I inkurajoj të gjithë republikanët dhe demokratët që të bashkohen dhe të votojnë pro. Mirëpres nënshkrimin e këtij ligji sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Trump.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi më herët njoftoi se demokratët arritën marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë lidhur me paketën e ndihmës. Deri te kjo marrëveshje erdhi pas negociatave midis Pelosit dhe Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin.

Sipas këtij legjislacioni, punëtorët në SHBA që infektohen me koronavirusin e ri, do të marrin pushim me pagesë. Ndërkaq, ndihma ushqimore do të ofrohen për personat e varfër dhe ata të moshuar.

Më 13 mars, presidenti Trump shpalli emergjencë kombëtare lidhur me koronavirusin, një vendim ky që do të lejojë që 50 miliardë dollarë t’u dërgohen shteteve dhe qeverive lokale, që të luftojnë përhapjen e virusit.

Deri më 13 mars, në SHBA janë regjistruar 1,700 raste me koronavirus dhe rreth 50 viktima, shumica e të cilëve në shtetin e Uashingtonit.

Për të rejat e fundit rreth koronavirusit, klikoni këtu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG