Ndërlidhjet

Zelanda e Re “ka ndryshuar” që nga sulmet në xhami


Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Zelanda e Re ka “ndryshuar thelbësisht” që nga sulmet në Kristçërç, një vit më parë, tha kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern.

Pesëdhjetenjë vetë janë vrarë kur një person i armatosur ka sulmuar dy xhami, marsin e kaluar.

Të premten, qindra njerëz morën pjesë në faljen e Xhumasë në Kristçërç, për të kujtuar viktimat.

Edhe pse përvjetori i parë i masakrës i bie të dielën, kanë qenë faljet e Xhumasë ato që janë sulmuar vitin e kaluar.

Një ceremoni tjetër do të mbahet edhe të dielën.

Në një konferencë për media, kryeministrja Ardern tha: Zelanda e Re dhe njerëzit e saj kanë ndryshuar thelbësisht që nga sulmet.

Por, shtoi se duhet bërë “shumë më shumë” për të ndalur radikalizmin në vend.

Në prill të vitit të kaluar, një muaj pas sulmeve, Zelanda e Re ka ndryshuar ligjin për armët, duke ua bërë më të vështirë qytetarëve të blejnë armë.

Armët gjysmë-automatike të stilit ushtarak janë ndaluar po ashtu.

Sulmuesi i dyshuar, australiani Brenton Tarrant, është akuzuar për vrasje, tentim-vrasje dhe terrorizëm.

Gjykimi i tij pritet të nisë më 2 qershor.

Lexoni edhe këtë:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG