Ndërlidhjet

Kriza me migrantë, shefat e BE-së vizitojnë kufirin grek


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të vizitojë kufirin e Greqisë me Turqinë, në shenjë mbështetjeje për Athinën, e cila përballet me një krizë në rritje të migrantëve.

Von der Leyen, e shoqëruar edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli, do të takojnë të martën në kufi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Autoritetet greke thanë se kanë penguar rreth 10,000 përpjekje për kalim të paligjshëm të kufirit prejse presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë publik vendimin e tij "për të hapur dyert drejt Evropës" për migrantët që ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme.

Deklarata e Erdoganit më 29 shkurt është parë si përpjekje për t'i bërë presion Bashkimit Evropian, që ta mbështesë një ofensivë të forcave të tij në Siri.

"Unë e di që Turqia është në një situatë të vështirë sa u përket refugjatëve dhe migrantëve, por ajo që ne shohim tani, nuk mund të jetë përgjigjja dhe zgjidhja", tha von der Leyen në një konferencë për gazetarë në Bruksel.

"Sfida me të cilën Greqia po përballet tani, është një sfidë evropiane", shtoi ajo.

Erdogan përsëriti të hënën se "miliona" migrantë dhe refugjatë do të nisen së shpejti drejt Evropës.

Lexoni edhe këto:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG