Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur synimin e tij për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan dhe për të zvogëluar numrin e trupave në këtë shtet.
Trump i ka thënë Kongresit gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit se nuk është punë e Shteteve të Bashkuara të “shërbejnë” si agjenci e zbatimit të ligjit për shtetet tjera.
“Ne jemi duke punuar për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës, ashtu që të kthejmë në shtëpi trupat tanë”, ka thënë Trump në fjalimin e tij gati 1 orë e 20 minuta.
Trupat amerikane kanë luftuar në Afganistan nga viti 2001.
Aktualisht rreth 14,000 trupa kanë bazën në Afganistan.
Administrata e Trumpit po synon të zvogëlojë numrin e trupave ushtarake në këtë shtet në 8,000.
Trump ka thënë sërish se Shtetet e Bashkuara do të mund të fitonin shumë lehtë luftën në këtë shtet, mirëpo kjo do të rezultonte me numër të madh të viktimave.
“Unë nuk dëshiroj të vriten qindra mijëra trupa në Afganistan, shumica prej tyre të pafajshëm”, ka thënë Trump.
Shtetet e Bashkuara janë në proces të zhvillimit të negociatave me talibanët dhe qeverinë afgane për të arritur marrëveshje për paqe.
Lexoni edhe këtë artikull: Trump përshëndet “kthimin amerikan” në fjalimin drejtuar kombit