Ndërlidhjet

Thaçi dhe Cakaj: Shqiptarët garojnë me një listë në zgjedhjet e Serbisë


Ministri në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Ministri në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përshëndeti, siç tha, vendimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës për të marrë pjesë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Serbi, me një listë të vetme zgjedhore.

Zgjedhjet në Serbi do të mbahen në vitin 2020.

"Unë e mirëpres marrëveshjen për krijimin e një liste të unifikuar elektorale të partive shqiptare në Luginën e Preshevës, si një mjet i rëndësishëm për fuqizimin politik dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Unë uroj ministrin e Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj për mbështetjen që i ka dhënë këtij procesi", ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twitter.

Reagimi i Thaçit pasoi atë të ministrit të Jashtëm në detyrë të Shqipërisë Gent Cakaj,i cili, njoftoi përmes një postimi në Twitter, se drejtuesit e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës kishin vendosur të garonin me një listë të vetme në zgjedhjet në Serbi.

“Ishte nder për të lehtësuar marrëveshjen midis liderëve politikë të Luginës së Preshevë. Ata sot vendosën të krijojnë një listë të unifikuar zgjedhore dhe kështu të iu mundësojnë votuesve tyre të kenë një zë të fuqishëm - dhe të votojnë në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Cakaj.

Në zgjedhjet e vitit 2016 pothuajse të gjitha partitë e pakicës shqiptare në Serbi, nuk morën pjesë në garën zgjedhore për shkak të siç kishin deklaruar, pakënaqësisë për qëndrimin e autoriteteve serbe ndaj shqiptarëve në Serbi.

Sidoqoftë, bojkoti nuk ishte i plotë, kështu që Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit mori pjesë në zgjedhje. Midis 250 deputetëve të parlamentit serb, Fatmir Hasani u zgjodh si përfaqësuesi i vetëm shqiptar.

Në zgjedhjet e fundit për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, një organ që përfaqëson interesat e pakicës kombëtare shqiptare në Serbi, morën pjesë gjashtë lista zgjedhore. Zgjedhjet u mbajtën më 4 nëntor të vitit 2018 dhe Ragmi Mustafa, u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG