Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka thënë se sanksionet amerikane i kanë kushtuar Iranit 200 miliardë dollarë në të ardhurat e huaja dhe investime në dy vjetët e fundit.
Rohani i ka bërë këto komente teksa ka prezantuar një projekt hekurudhor afër Teheranit më 31 dhjetor.
“Irani do të mund të fitonte 200 miliardë euro shtesë nëse shteti nuk do të përfshihej në luftë ekonomike”, ka thënë ai.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër Iranit, pasi Uashingtoni ka braktisur marrëveshjen bërthamaore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Marrëveshja parasheh kufizim të aktivitetit bërthamor të Iranit në këmbim të lirimit nga sanksionet.
Prej kur SHBA-ja është larguar nga kjo marrëveshje, Irani ka humbur 90 për qind të eksporteve të naftës, e cila konsiderohet burim kryesor i të ardhurave.
Valutës iraniane i ka rënë vlerë dhe inflacioni ka tejkaluar shifrën 40 për qind.
Rohani ka ngritur pikëpytje për deklaratat e konseratorëve të linjës së ashpër qe kritikojnë atë duke i thënë se sanksionet nuk kanë pasur ndikim mbi Iranin.
“Çfarë duhet të bëjmë? Kur nuk ka ushqim dhe ujë, ju jeni sërish në rrezik pavarësisht sa të fuqishëm jeni”, ka thënë ai.
Komentet e Rohanit kanë ardhur vetëm disa javë pasi miliona iranianë kanë protestuar kundër korrupsionit financiar dhe rritjes së çmimit të naftës gjatë muajit nëntor në Iran.