Ndërlidhjet

Departamenti amerikan i Thesarit sanksionon dhjetëra rrjete të korrupsionit


Ilustrim.
Ilustrim.

Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar një varg subjektesh në botë për përfshirjen e tyre në rrjete të korrupsionit.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër-Korrupsionit të shënuar më 9 dhjetor, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se “korrupsioni u pamundëson njerëzve të kenë qasje në burimet e shteteve të tyre dhe në të drejtat thelbësore për shërbime, derisa krijon jostabilitet politik dhe konflikt”.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ne jemi duke shënjestruar aktorë në Evropë, Azi dhe Amerikën Latine, të cilët vazhdojnë aktivitetet e tyre joligjore për të dëmtuar krijimin e shoqërive stabile, të sigurta dhe funksionale”.

Në mesin e tyre është edhe Sllobodan Teshiq, i cili në listë është përmendur si një prej kontrabanduesve më të mëdhenj të armëve dhe municionit në Ballkan.

Ai po ashtu është thënë të ketë qenë për më shumë se një dekadë në Listën e Kombeve të Bashkuara për ndalim të udhëtimit, për shkak të shkeljes së sanksioneve të OKB-së, duke eksportuar armë në Liberi.

“Në mënyrë që të sigurojë kontrata për armë në disa shtete, Teshiq në mënyrë direkte ose indirekte është përfshirë në ndihmë financiare dhe ryshfet. Tesiq ka dërguar klientët potencialë në pushime, ka paguar për edukimin e fëmijëve të tyre në shkolla perëndimore apo fakultete dhe ka nënshkruar kontrata përmes ryshfetit të madh”, është thënë në njoftim.

Katër kompanitë e futura në listën e zezë, të kontrolluara nga Tesiq në Departamentin amerikan të Thesarit janë identifikuar kështu: Preduzece Za Trgovinu Na Veliko i Malo Partizan Tech DOO Beograd-Savski Venac (Partizan Tech), Technoglobal Systems DOO Beograd (Technoglobal), Charso Limited, dhe Grawit Limited.

Përveç tyre, ky Departament ka shënjestruar edhe nëntë individë me të cilët ka bashkëpunuar Tesiq: Goran Andriq, Esad Kapixhiq, Nebojsha Sharenac, Zoran Petroviq, Nikola Bërkiq, Milkan Subotiq, Zhelimir Petroviq, Sreten Cvjetkoviq, Lubo Mariçiq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG