Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë


Ilustrim
Ilustrim

Një tërmet prej 6 shkallësh të Richterit goditi pranë ishullit grek të Kretës, njoftuan Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara dhe Qendra Gjermane për Gjeoshkencë.

Epiqendra u regjistrua 41 kilometra larg ishullit.

Qendra Gjermane për Gjeoshkencë tha se ajo ishte në një thellësi prej 54 kilometrash.

Rajoni i Ballkanit u godit nga disa tërmete të martën.

Më i fuqishmi u regjistrua në Shqipëri, ku së paku 25 persona humbën jetën dhe mbi 600 të tjerë u plagosën.

Tërmeti prej 6.3 shkallësh të Richterit u regjistrua rreth 34 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Shumica e viktimave pësuan në qytetin e Durrësit dhe qytezën Thumanë.

Shqipëria shpalli të mërkurën gjendje të jashtëzakonshme.

Informacionet e fundit nga situata në Shqipëri, mund t'i gjeni këtu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG