Ndërlidhjet

PE rithekson mbështetjen për liberalizimin e vizave me Kosovën


Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian

Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme [LIBE], e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Një shumicë prej 49 ligjvënësish ranë dakord të fillojnë bisedimet me Këshillin e Bashkimit Evropian për propozimin e heqjes së vizave për Kosovën.

Gjashtëmbëdhjetë deputetë kundërshtuan dhe një abstenoi.

Votime të ngjashme ishin mbajtur edhe në shtator të vitit 2018 dhe mars të vitit 2019, por mandati për bisedime me Këshillin e BE-së është dashur të ripërtërihet pas zgjedhjeve të përgjithshme të BE-së në muajin maj.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës mbetet ende i diskutueshëm në Këshillin e BE-së.

Burime të Radios Evropa e Lirë kanë thënë në kushte anonimiteti se Franca dhe Holanda vazhdojnë të hezitojnë që t'i japin Këshillit një mandat për të negociuar me parlamentin.

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës ende kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në vendet e BE-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG