Ndërlidhjet

Gjykata Speciale fton edhe Jakup Krasniqin


Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka njoftuar se ka marrë ftesë për t'u paraqitur në Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë

Krasniqi ka bërë të ditur se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme, përkatësisht me 24 korrik.

“Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka qenë zëdhënës si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të premten kryeministri i Kosvës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje pasi njoftoi se ka pranuar ftesë për tu paraqitur në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale në Hagë. Ftesë për t'u intervistuar në hagë ka marrë edhe një ish-komandant tjetër i UÇK-së, Bislim Zyrapi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG