Ndërlidhjet

Kosnett: Qytetarët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie nga udhëheqësit


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett

Në Zyrën e Auditimit të Kosovës, prej sot ka nisur të funksionojë njësia e re për luftimin e mashtrimeve.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, që ishte i pranishëm në këtë ngjarje, tha se është i lumtur për nisjen e punës së kësaj njësie të re.

“Kjo njësi, është dëshmia më e mirë se si drejtësia dhe prosperiteti janë të ndërthurura”, tha ambasadori Kosnett.

Ambasadori Kosnett tha se qytetarët e Kosovës meritojnë transparencë dhe llogaridhënie nga udhëheqësit dhe institucionet e vendit.

“Me themelimin e njësisë kundër mashtrimit, Zyra e Auditimit po dërgon një mesazh se nuk do të zmbrapset, por e kundërta, po bën hapa para për të ekspozuar korrupsionin dhe mashtrimin. Qytetarët e Kosovës meritojnë udhëheqës dhe institucione që tregojnë transparencë dhe llogaridhënie”, tha ambasadori Kosnett.

Ndërkaq, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani tha se me ndihmën e USAID-it, janë trajnuar gjithsej 60 auditorë të cilët do të punojnë në këtë njësi të re për luftimin e mashtrimeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG