Ndërlidhjet

Putin: Rusia ka penguar punën e me shumë se 600 spiunëve më 2018


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës për shtimin e aktiviteteve në Rusi, duke njoftuar se puna e qindra spiunëve është ndaluar vetëm më 2018.

Pa përmendur detaje, ai ka thënë se “129 anëtarë të stafit dhe 465 agjentë të shërbimeve speciale të huaja janë penguar në veprimtaritë e tyre”.

Spiunët rusë janë akuzuar nga palë të tjera për komplote të ndryshme, duke përfshirë helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Sallsbëri të Anglisë.

Zyrtarë të inteligjencës holandeze, çeke dhe suedeze kanë thënë se kanë parandaluar një varg sulmesh.

Rusia po ashtu është akuzuar nga Perëndimi për tentim të ndërhyrjes në zgjedhje. Pa përmendur Rusinë, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka paralajmëruar të martën se “forcat anti-evropiane” mund të shënjestrojnë zgjedhjet e Parlamentit Evropian në muajin maj.

Në fjalimin e tij para zyrtarëve të shërbimit rus të sigurisë, FSB, Putin ka thënë se puna e tyre duhet të jetë efikase, sidomos kur është fjala për mbrojtjen e të dhënave sa u përket zhvillimit të sistemeve të armëve.

“Ne kemi parë agjenci të huaja të inteligjencës që kanë tentuar të rrisin aktivitetin e tyre kundër Rusisë, duke tentuar në të gjitha forcat që të kenë qasje në informacionet politike, ekonomike, shkencore dhe teknologjike”, ka thënë ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG